Dani Alves rrezikon 12 vite burg

Dani Alves rrezikon 12 vite burg

Dani Alves rrezikon deri në 12 vite burg nëse shpallet fajtor për sulmin seksual ndaj një vajze 23-vjeçare, ngjarje e pretenduar se ndodhi më 30 dhjetor në një klub nate në Barcelonë.

Mbrojtësi gjendet në paraburgim prej 20 janarit pasi Gjykata urdhëroi ndalimin e lojtarit. 39-vjeçari ka mohuar kategorikisht se është fajtor, edhe pse kamerat e sigurisë ‘tregojnë’ të kundërtën. Nga këqyrja e tyre Alves shihet se ka qëndruar në tualet me viktimën e supozuar për rreth 15 minuta.

Rreth kësaj ngjarje, ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit ka dhënë tre versione të ndryshme, por për hetuesit asnjë prej tyre nuk është bindës.

Ai ka thënë se nuk e njeh vajzën që dyshohet se ka sulmuar seksualisht, më pas ka pohuar se e ka parë, por asgjë nuk ka ndodhur dhe në fund, ka pranuar se ka qenë 23-vjeçarja ajo që ka pranuar të shkojë me të.

Ndërkaq, në krahun tjetër gazeta spanjolle ‘El Pais” shton se vajza ka hequr dorë nga shpërblimi financiar nga Alves.