Dalin hapur mesazhet e liderëve italianë, tentuan ta ruanin imazhin shtetëror duke fshehur COVID-in

Dalin hapur mesazhet e liderëve italianë, tentuan ta ruanin imazhin shtetëror duke fshehur COVID-in

Mesazhet në WhatsApp në mes të politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë shëndetësorë në fillim të pandemisë së koronavirusit kanë zbuluar se si liderët kishin tentuar ta mbrojnë imazhin e shtetit pasi u bë i pari që u godit në Evropë, ndërsa dukej se bënin shaka për rolin e Italisë në përhapjen e virusit.

Mesazhet janë pjesë e hetimit që çuan prokurorët të vënin në hetim ish-kryeministrin Giuseppe Conte, ish-ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë mbi reagimin e qeverisë në fillim të pandemisë, raportoi Guardian.

Disa shtete të tjera evropiane më vonë raportuan rastet e para me COVID-19, të gjitha që lidheshin me shpërthimin në Itali.
Në një mesazh të shkruar më 5 mars 2020, Speranza i thotë një kolegu se “ne duhet të shfrytëzojmë” një raport që pretendon se rasti i parë në Evropë me koronavirus u identifikua në Gjermani, në mënyrë që ta mbrojmë imazhin e Italisë.

Ditën tjetër, Giuseppe Ruocco, që atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm në MSH dukej se tallej me rastet në Evropë të përhapura nga udhëtarët nga Italia.

“Sot dhamë 2 raste me covid në Austri, 1 në Francë dhe 1 në Spanjë… dhe ndoshta një në Gjermani”, shkroi ai.
Një shkëmbim tekstesh po ashtu në WhatsApp mes zyrtarëve rajonalë shëndetësorë tregon se liderët donin ta mbanin fshehtë nivelin e rëndë të situatës.

“E di çfarë”, shkroi kryetari i Lombardyt. “Nuk mund ta thuash të vërtetën. I thash ‘Atëherë, qenka si në Kinë’. Ai përgjigjet se ishte më keq se në Kinë – të paktën atje është diktaturë”, thuhet në shkëmbimin mes zyrtarëve.

MARKETING