Daçiq: Mund të intervenojmë ushtarakisht në Kosovë, por s’mund të ndodhë pa një konflikt serioz në rajon

Daçiq: Mund të intervenojmë ushtarakisht në Kosovë, por s’mund të ndodhë pa një konflikt serioz në rajon

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq sot ka deklaruar se marrëveshja evropiane për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u pranua në Bruksel, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar, por se “interesi i Prishtinës është të mos zbatohet kjo marrëveshje për paqe”.

Daçiq ka deklaruar për televizionin serb “TV Përva” se “ekziston mundësia që të ndihmohen serbët në Kosovë në mënyrë të armatosur”, por se në atë rast qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se kjo “nuk mund të ndodhë pa një konflikt më serioz në rajon”, transmeton Paparaci.
“Politika jonë është korrekte, jemi në dialog, dhe nga ana tjetër, presidenti Vuçiq e ka thënë qartë disa herë se ne kemi marrë përsipër detyrimin për ta zbatuar këtë marrëveshje deri në vijat e kuqe, për të cilat ai tha qartë se de facto dhe de jure i referohen njohjes së çdo forme të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq.

MARKETING