Daçiq kërkon shpjegim për arratisjen e Blerim Ramadanit
Serbia kërkon sqarim nga Shkupi, për arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, i cili u arrestua në vend pas fletëarrestit ndërkombëtar të Interpolit të lëshuar nga Serbia.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiq arratisjen e Ramadanit nga paraburgimi shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, e quan “skandaloz”. “Bëhet fjalë për pjesëtar të UÇK-së terroriste i cili ka kryer krime të serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe të cilin Serbia e kërkon që të dalë para gjykatës”, ka thënë Daçiq.