Daçiç: Serbia e ka lënë të hapur mundësinë për t’i vendosur sanksione Rusisë

Daçiç: Serbia e ka lënë të hapur mundësinë për t’i vendosur sanksione Rusisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia e ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Daçiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë pasojat e mos vendosjes së sanksioneve.

“Ne kemi thënë gjithmonë dhe e themi tani, se do të monitorojmë se si vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë reflekton në ekonominë tonë dhe gjithmonë e kemi lënë të hapur mundësinë që ajo të ndryshojë nëse ekonomia jonë dhe qytetarët tanë fillojnë të pësojnë dëme të pariparueshme”, theksoi ai.
“Serbia, pa precedent, respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare, pra integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti, përfshirë Ukrainën, por ne nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë për shkak të interesave tona, të cilat, ndër të tjera, janë mbrojtja e sovraniteti dhe integriteti territorial”, shtoi ministri serb./abcnews.al

MARKETING