Courtois “hedh” kandidaturën për finalen e Wembleyt: Jam rikthyer më i fortë!

Courtois “hedh” kandidaturën për finalen e Wembleyt: Jam rikthyer më i fortë!

MARKETING

Thibaut Courtois kaloi një periudhë shumë të vështirë duke qëndruar për nëntë muaj jashtë fushave si pasojë e dëmtimeve në gju. Belgu, tashmë i rikthyer në formacion nga trajneri Carlo Ancelotti në ndeshjet e kampionatit ka treguar një formë shumë të mirë duke vendosur në dilemë trajnerin italian se cilin prej portirëve të zgjedhë për finalen e Champions League më datë një qershor në Wembley ndaj Borussia Dortmund duke qenë se zëvendësuesi Lunin, ka zhvilluar paraqitje vendimtare për Realin në këtë kompeticion.

MARKETING

Sample Image

Vetë Courtois, është i bindur se mund të luajë pa problem në finale, madje shprehet se është rikthyer më i fortë.
“Ndjehem shumë mirë, e dija se do të rikthehesha i fortë. Jam i njëjti Courtois, ose ndoshta jam edhe më i mirë tani. Ndaj Alavez mora disa goditje në kuadrat dhe të them të drejtën më mungonte një ndeshje kaq impenjative. U ndjeva krenar për reflekset e mia”, u shpreh Courtois.

Vetë trajneri Ancelotti para disa ditësh u shpreh se ende nuk e ka ndarë mendjen se cili prej portierëve do të luajë titullar ndaj Borussia Dortmund.

MARKETING