Çmime të reja të derivateve të naftës

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS -98, EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (El-1), nga mesnata ulen për 0,50 denarë për një litër, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 do të jetë 71,50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri i (EL-1) do të shiten nga 64,00 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon dhe mbetet 73,50 denarë.
Për 0,716 denarë lirohet mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 36,992 denarë.