Clay Thomspon shënon 30 pikë, Warriors barazon serinë me Lakers (VIDEO)

Clay Thomspon shënon 30 pikë, Warriors barazon serinë me Lakers (VIDEO)

Golden State Warriors fitoi ndaj Los Angeles Lakers 127-100 për të barazuar serinë e fitoreve në 1-1.

Klay Thompson shënoi tetë treshe duke arritur në kotën e 30 pikëve për të udhëhequr Golden State Warriors në një fitore shumë të rëndësishme.

Thompson e ktheu këtë lojë në çerekun e dytë. Lakers po kryesonte 33-26, por Thompson i “Luftëtarëve” shënoi 14 nga 41 pikët e Warriors në çerekun e dytë për t’i dhënë Golden State një epërsi 67-56 në pjesën e parë.

Warriors e mbajti avantazhin me sukses deri në fund të takimit.

Veç Thomspson që realizoi 30 pikë edhe gjashtë basketbollist të Warriors shënuan pikë dyshifrore të udhëhequr nga Stephen Curry, i cili e mbylli ndeshjen me 20 pikë dhe 12 asistime, ndërsa LeBron James ishte lider tek Lakers me 23 pikë.

Ndeshja e tretë ndërmjet Warrios dhe Lakers në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore do të zhvillohet me 7 maj në “Crypto.com”.

MARKETING