City fiton dhe i afrohet kreut

City fiton dhe i afrohet kreut

Manchester City e ka fituar ndeshjen e xhiros së 23-të të Premier Leagues angleze, dhe i është afruar kreut të tabelës.

Të dielën në mbrëmje, City i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me rezultatin 3:1 përballë Aston Villas në “Etihad Stadium”.

Tani i afrohet liderit, Arsenalit, në vetëm tri pikë.
City që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se “revolveristët”, ka 48 pikë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Aston Villa mbetet në pozitën e 11-të.

Rodri në minutën e katërt, Ilkay Gundogan në minutën e 39-të dhe Riyad Mahrez në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë, realizuan për fitoren e Cityt.

Aston Villa golin e vetëm në ndeshje e realizoi në minutën e 61-të.

MARKETING