City dhe Haaland luajnë tenis ndaj Leipzig, kualifikohet edhe Interi

City dhe Haaland luajnë tenis ndaj Leipzig, kualifikohet edhe Interi

Manchester City nuk e vendos për asnjë moment në dyshim kualifikimin me të besuarit e trajnerit Pep Guardiola që mposhtën thellë me rezultatin 7-0 Leipzig.

Anglezët të udhëhequr nga një Haaland në formë të jashtëzakonshme ia dolën të sigurojnë biletën për në çerekfinale me norvegjezin që shënoi pesë gola. Ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Ilkay Gundogan dhe De Bruyne me gjermanët që nuk mundën të bënin asnjë reagim.

Në ndeshjen tjetër, edhe Inter ia doli ndaj Portos për të siguruar kualifimin në çerekfinale. Zikaltërve iu mjaftoi triumfi 1-0 në Milano teksa sfida në Portugali u mbyll me rrjeta të paprekura.

Manchester City-Leipzig 6-0

Manchester City kaloi në avantazh në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-tave ndaj Leipzig. The Citizens shfrytëzuan një penallti me Erling Haaland që nuk gaboi në minutën e 22-të nga 11-metrat duke ndezur atmosferën në Etihad Stadium.

Dy minuta më pas ishte sërish norvegjezi që realizoi sërish, këtë herë i ndihmuar edhe nga De Bruyne. Mesfushori goditi fort dhe topi iu kthye Haaland që nuk fali nga pranë portës.

Vjen edhe goli i tretë në Etihad Stadium, Haaland gjen sërish rrugën e rrjetës.

Manchester City realizon edhe golin e katërt me anë të Gundogan.

Nuk ndalet më City dhe Haaland që gjen rrjetën për herë të katërt.

 

MARKETING