Chicago e Oklahoma vazhdojnë betejën për play-off
Janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës së fazës play in, në NBA, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9-10 në konferencat përkatëse. Në Lindje, Chicago fitoi në udhëtim te Toronto me rezultat 109-105, në një ndeshje me rivalitet deri në fund.
Toronto nuk përfitoi nga faktori fushë edhe pse Siakam realizoi 32 pikë, duke u eliminuar nga gara për titull. Për Chicago u dallua Zach LaVine me 39 pikë. Bulls, në ndeshjen tjetër të play in, do të përballen me Miami Heat.
Në Perëndim, Oklahoma fitoi 123-118 ndaj New Orleans, një ndeshje spektakolare. Për Oklahoman u dalluan Shai me 32 e Giddey me 31 pikë, që në ndeshjen tjetër të play in do të luajnë ndaj Minnesota, ndërsa New Orleans eliminohet.