Chelsea befason me lëvizjen e fundit, Zidane kontaktohet për rolin e trajnerit

Chelsea befason me lëvizjen e fundit, Zidane kontaktohet për rolin e trajnerit

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke u lidhur me marrjen e drejtimit të Chelseat.

Zidane është i papunë tash e gati dy vite, pas largimit nga Real Madridi në fund të majit të 2021.

Megjithatë, emri i tij është lidhur shumë me punën te Paris Saint-Germain, Juventusi dhe Kombëtarja e Francës, por tani ka edhe një emër befasi.

Sipas mediumit Daily Express, Chelsea po bën përparim me idenë për të sjellë Zidanen në Londër.

Lëvizja është një sugjerim për momentin, i cili, megjithatë, mund të bëhet konkret nëse Chelsea vazhdon të ‘zhytet’ në mes të tabelës.

Drejtuesit e Chelseat kanë këmbëngulur vazhdimisht që Graham Potter të ketë angazhimin e tyre afatgjatë.

Por, Zidane dhe ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique , kanë qenë të dy në kontakt me ndërmjetësit e Chelseat javët e fundit.

MARKETING