Çfarë do të ndodhë nëse Ali Ahmeti shkarkon Izet Mexhitin nga kryetari i degës së Çairit dhe nga partia?!

Çfarë do të ndodhë nëse Ali Ahmeti shkarkon Izet Mexhitin nga kryetari i degës së Çairit dhe nga partia?!

Izet Mexhiti, u shpreh se nëse ai do të shkarkohet nga posti i kryetarit të Degës së Çairit, do të ishte habi për gjithë opinionin ngase 20 vite në BDI nuk ka pasur shkarkime.

“Nuk ka patur kështu largim me dekret nga BDI. Ne duam, dhe mendoj se partia ka kapacitetet demokratike, të thirrim që të reflekton kryetari dhe ata që janë për rreth, sepse fundi i fundit ne nuk kërkojmë që të hiqet ky ekzekutiv dhe të vijmë ne. Ne po themi që ky ekzekutiv nuk është legjitim nuk është i votuar dhe i pëlqyer tek qytetarët. Nuk kanë rezultate, po thuajse zero, dhe për shkak këtyre argumenteve, kanë arrogancë, krijojnë përçarje BDI-së, keqpërdorin BDI-në për të sulmuar figura dhe duke thënë se ne nuk po kërkojmë që të hiqet Artani dhe të vije Izeti, Belrimi ose dikush tjetër, ne themi thjeshtë për shkak këtyre argumenteve duhet të dorëhiqen, duhet t shkarkohen, dhe duhet të vijnë djem dhe vajza të reja brenda BDI-së, t’ju japim shans atyre”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti tha se në politik ki vlera deri sa ki vota.

“I fiton votat përfaqëson popullatën, mund të jesh i ri por dështon nëse nuk fiton vota. Artani populli nuk i ka dhënë shans fare”, ka thënë Mexhiti.

MARKETING