Ceferin për situatën te Barcelona: Situata është shumë e rëndë!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e ka akuzuar klubin e Barcelonës në një intervistë në një medium slloven.

Madje i pari i UEFA-s e ka quajtur situatën rreth rastit Negreira si një nga më serioze në futboll.

“Është një nga situatat më serioze që kam parë në futboll. Nuk mund të komentoj më shumë për dy arsye. Së pari sepse kemi një komision të pavarur disiplinor dhe së dyti, sepse nuk jam marrë me këtë çështje në detaje. Megjithatë, mund të them diçka të informuar, situata është jashtëzakonisht e rëndë” ka thënë Ceferin.

Kjo deklaratë e tij vije 10 ditë pasi UEFA njoftoi fillimin e hetimeve në këtë rast./

MARKETING