Capello: Interi do ia nxijë jetën në finale Realit ose Man City

Capello: Interi do ia nxijë jetën në finale Realit ose Man City

Interi fitoi 0-2 gjysmëfinalen e parë të Champions League ndaj Milanit. Duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në finalen e madhe të Stambollit.

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello analizoi duelin e luajtur në “San Siro”, ndërkohë që thekson se Interi mund të fitojë trofeun e madh.

Lojtarët e Milanit gabuan shumë. Ata duhet ta harrojnë ndeshjen e parë, por jo gabimet e kryera. 

Sa i përket Interit, nëse do të isha në vendin e Inzaghit do të përgëzoja skuadrën, sidomos për pjesën e parë. E qarkulluan mirë topin dhe shënuan. 

Kualifikimi? Interi është shumë më afër. Nëse zikaltrit luajnë me të njëjtin intensitet, ata mund t’i shkaktojnë probleme Realit ose Man City në finale“, u shpreh Capello.

 

MARKETING