Cana: Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointestinale për shkak të ujit në Shkup

Cana: Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointestinale për shkak të ujit në Shkup

Nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointensinale për shkak të pirjes së ujit të pijshëm në Shkup. Kështu sot u përgjigj drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, doktor Fadil Cana, në pyetjen e gazetarëve nëse është e vërtetë, siç është shkruar në rrjetet sociale, se ka pasur pacientë me probleme shëndetësore për shkak të ujit të pijshëm në Shkup.

MARKETING

Description of image

“Ajo që mund të them si drejtor i Klinikës Infektive është se në klinikë nuk kemi të dhëna se ndonjë pacient ka pasur shqetësime gastrointestinale të shkaktuara nga uji, kjo, sipas procedurës diagnostikuese, do të duhej të raportohej. Për momentin kemi një rritje normale të numrit të pacientëve, duke pasur parasysh temperaturat e larta. Numri është rritur, por nuk është mbi normalen krahasuar me vitet e mëparshme, është brenda rritjes së pritshme. Pra, nuk kemi të dhëna se dikush ka pasur shqetësime gastrointestinale për shkak të ujit, pra nga pirja e ujit”, theksoi Cana.

Drejtori i Klinikës Infektive u përgjigj në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për mediat në Ministrinë e Shëndetësisë, ku informoi për gjendjen me ethet e Nilit perëndimor në vend, në klinikë, numrin e të prekurve dhe sa persona kanë pasqyrë të rëndë klinike.

MARKETING