Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij

Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij

Eduardo Camavinga shpreson që Reali i Madridit do ta eliminojë Barcelonën për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit me qëllim afrimit të një objektivi të pabesueshëm për të.

Mesfushori francez, nëse do të arrijë ta fitojë trofenë e dytë më të rëndësishëm në Spanjë (Kupën e Mbretit), do të bëhej lojtari më i ri në historinë e “Los Blancos” që triumfon në të gjitha garat.

Në fakt, në moshën 20-vjeçare, ai do të thyente rekordin e vendosur nga Raphaël Varane, i cili kishte mbërritur te Reali në moshën 18-vjeçare (ashtu si bashkëkombësi i tij) dhe e arriti këtë rekord në moshën 21-vjeçare, në vitin 2014.

 

MARKETING