Bujar Osmani uron Hakan Fidanin pas emërimit si ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë

Bujar Osmani uron Hakan Fidanin pas emërimit si ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se personalisht ka uruar, ministrin e ri të Turqisë për Punë të Jashtme, Hakan Fidan, shkruan SHENJA.
“Ministrin e ri për Punët e Jashtme të Turqisë Hakan Fidan e urova edhe personalisht, duke ia përcjellë vullnetin dhe përkushtimin tonë në kultivimin raporteve miqësore dhe tradicionale, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Maqedonia e Veriut vlerëson lartë raportet me Turqinë dhe jemi të gatshëm të japim kontribut shtesë për thellimin e mëtejmë, në interes të vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se dje presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka prezantuar kabinetin e tij të ri qeveritar, ndërsa në mandatin e ardhshëm në krye të diplomacisë turke, është caktuar të jete Hakan Fidan.

MARKETING