Britania e Madhe: Përsh’kallëzimi i sul’meve izraelite në Lindjen e Mesme, në interesin e askujt

Britania e Madhe: Përsh’kallëzimi i sul’meve izraelite në Lindjen e Mesme, në interesin e askujt

Qeveria e britanike tha se po monitoron nga afër situatën në Lindjen e Mesme pasi Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore që shënjstruan objektet ushtarake në Iran.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, tha sot në mëngjes një zëdhënës i qeverisë britanike.

Zëdhënësi shtoi se qeveria mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje për sa kohë që i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt”, thuhet në deklaratë.

Izraeli konfirmoi se ka përfunduar valën e tij të sulmeve ajrore, duke thënë se avioni i tij kishte goditur objektet e prodhimit të raketave – me të cilat Irani kishte sulmuar shtetin e Izraelit vitin e kaluar.

Irani tha se sulmet ajrore synonin bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran. Sipas Teheranit, sulmet ajrore kishin shkaktuar “dëm të kufizuar”.

MARKETING