BOTA NË FOKUS | “Perandoria” e padrejtë!

Një mandat i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, po flet zëshëm për interesat e Amerikës në botë, duke anashkaluar zhargonin diplomatik të përdorur me shumë finesë nga presidentët paraardhës, ani pse qëllimi ka qenë gjithmonë i njejtë e poashtu edhe veprimet në politikën e jashtme amerikane. Sot Trumpi përve kërcënimit për pastrim etnik të Gazës, po kërcënon edhe fqinjët e madje edhe Bashkimin Evropian, përveç Izraelit. Nëse kthehemi në retrospektivë disa dekada, SHBA-ja ka pushtuar disa vende me arsyetimet që pastaj nuk ka mundur t’i argumentojë por që nuk është mbajtur përgjegjës asnjëherë. Nëse analizojmë këto luftëra dhe efektin e tyre, siç është sot gjenocidi izraelit në Gaza, arrijmë në përfundimin se sot në botë mbizotëron “Ligji i xhungllës” i cili referohet një rregulli apo filozofie ku mbizotëron forca, mbijetesa e më të fortit dhe mungesa e drejtësisë ose rendit të organizuar.
Avdi Bakiju /SHENJA/