‘Bota në fokus’: Kush e kontrollon pasurinë e botës?
-Sot, në dekadën e tretë të shekullit XXI kur qasja në ushqim realisht mund të themi se është më e lehtë, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është më i thellë se kurrë.
-Imagjinoni vetëm në BE gati 20 milionë fëmijë po përballen me varfërinë, e të mos flasim për Afrikën ku 59 milionë fëmijë po vuajnë mungesën e ushqimit.
-Që nga viti 2020, një për qind e më të pasurve kanë kapur pothuajse dy të tretat e të gjithë pasurisë së re, që është gati dy herë më shumë para se 99% e popullsisë së botës.
-Spanja dhe Rumania shënuan pikët më të larta me 33,4% dhe 41,5% të fëmijëve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.
-Raporti i “Save the children” zbuloi se fëmijët me prejardhje migrante, refugjatë, azilkërkues, fëmijë pa dokumente dhe të pashoqëruar janë ndër më të goditurit.
-Ndërkaq çdo i treti banor i Ballkanit, pra mbi 7.9 milionë nga gjithsej 23.3 milionë banorë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut të varfërisë.
-Për herë të parë në 25 vjet, pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme “janë rritur ndjeshëm njëkohësisht”.
Avdi Bakiju /SHENJA/