‘Bota në fokus’: Kryeministrat shqiptarë në Perandorinë Osmane

‘Bota në fokus’: Kryeministrat shqiptarë në Perandorinë Osmane

-Shqiptarët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme gjatë gjashtë shekujve ekzistencë të Perandorisë Osmane. Fillimisht si luftarak e më pas si burrështetas të dëshmuar, shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur postin e kryeminstrit në shtetin osman.

-Fillesat e integrimit të shqiptarëve në nivele të larta të administratës osmane zbresin shumë thellë në kohë, qysh në dekadat e fundit të shekullit XIV. Moment kyç në marrëdhëniet mes elitave shqiptare me atë osmane duket se ka shënuar Beteja e Kosovës e vitit 1389. Menjëherë pas kësaj beteje, djemt e fisnikëve shqiptarë u konvertuan në Islam dhe u bënë funksionarë të lartë osmanë.

-Ishte shqiptari Zognush Pasha që e rriti dhe e edukoi Sulltan Muhamed Fatihun dhe luajti një rol kyç në pushtimin e Konstantinopojës. Pas kësaj sulltani e shpalli kryeministër të shtetit osman. Rreth 39 shqiptarë kanë mbajtur këtë post për gati gjashtë shekuj. Më e njohur është familja Qypryli nga Roshniku i Beratit që fillimisht e shpëtoi perandorinë osmane nga kolapsi ndërsa mbajti postet më të rëndëishme në shtet për shekuj me radhë.

-Historiografia moderne shqiptare e braktisi në mënyrë të vullnetshme njohjen e të gjithë shqiptarëve që u integruan në strukturat shtetërore osmane, ndërkohë që falë tyre, duke filluar nga shekulli XVI, historia e shqiptarëve zgjerohet shumë në terma gjeografikë dhe zgjatet nga Hungaria deri në Jemen, nga Algjeria deri në Poloni e Ukrainë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING