‘Bota në fokus’: Kolonizimi brutal i Palestinës dhe gënjeshtrat sioniste
-Shteti sionist i Izraelit është ndërtuar mbi disa mite që e arsyetojnë madje edhe veprimet e sotme gjenocidiale në Gaza para komunitetit ndërkombëtar.
-Plan pas plani, sionistët që tashmë e kishin populluar tokën palestineze, që në vitet e 20-ta të shekullit XX kishin filluar spastrimin etnik dhe dëbimin e palestinezëve prej shtëpive të tyre nën hundën e pushtetit britanik në Palestinë.
-Por, cila është e vërteta? A u dëbuan palestinezët me dhunë apo ju përgjigjen thirrjes së vendeve arabe që ta lëshojnë vendin në mënyrë vullnetare, si pretendon historia sioniste?
-Udhëheqësit e lëvizjes sioniste të fillim-shekullit XX në krye me kryeminsitrin e parë të shtetit Izraelit, David Ben Gurion, e kishin planifikuar mirë dëbimin e palestinezëve nga shtëpitë e tyre ndërsa gjithë këtë do ta mbulonin me një fakt të fabrikuar se palestinezët u bënë refugjatë sepse udhëheqësit e tyre dhe ata të botës arabe ju thanë që të largohen nga Palestina dhe se ata nuk u kthyen me vetëdëshirë.
-Por historiani hebre Ilan Pappe thotë se nuk ka pasur kurrë një thirrje të tillë. Është vetëm një mit i shpikur nga ministria e jashtme izraelite.
Avdi Bakiju /SHENJA/