BOTA NË FOKUS | Izraeli me ISIS-in kundër rezistencës palestineze!

BOTA NË FOKUS | Izraeli me ISIS-in kundër rezistencës palestineze!

-Prej muajsh, Izraeli dhe mbrojtësit e tij kanë këmbëngulur se Hamasi po vjedh ndihmat humanitare në Gaza, por tani e dimë të vërtetën: Izraeli ka qenë duke armatosur dhe mbrojtur banda kriminale në Gaza që merren me vjedhjen e ndihmave humanitare dhe terrorizimin e civilëve.

MARKETING

-Një grup i udhëhequr nga Yasser Abu Shabab, që thuhet se është i lidhur me rrjete ekstremiste dhe është përfshirë në një sërë veprash kriminale, po merr drejtpërdrejt armë nga qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

-Sipas burimeve të njohura, kjo milici është një organizatë e armatosur rëndë, me një histori aktivitetesh terroriste, lidhje me ISIS-in dhe një të kaluar kriminale.

-Aktualisht, ata gëzojnë mbrojtje nga Izraeli: prezenca e Ushtrisë izraelite në zonë e ul mundësinë e sulmeve ajrore dhe prania e tyre e bën më të vështirë luftën e Hamasit kundër ushtrisë izraelite.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING