BOTA NË FOKUS | A po digjet Izraeli në zjarrin që vetë ndezi?

BOTA NË FOKUS | A po digjet Izraeli në zjarrin që vetë ndezi?

-Ndërsa gjenocidi në Gaza nuk është ndalur as edhe për një çast, Netanyahu zgjodhi të hapë një front te ri, bombardimin e objektivave bërthamore në Iran. Sipas ekspertëve, qëllimi kryesor i Netanyahut nuk është zhbërja e programit bërthamor të Iranit, i cili ende është në faza të përpunimit dhe kuptohet, kërkon kohë deri në realizim, por ruajtja e dominimit sionist në Lindjen e Mesme, shmangia e përgjegjësisë personale në Hagë dhe mbijetesa politike e tij.

MARKETING

-Gjithashtu, me këtë sulm ndaj Iranit, Netanyahu synon ta tërheqë SHBA-në në një luftë rajonale në Lindjen e Mesme, sepse vetëm me ndihmën e SHBA-së, por edhe të Britanisë, Izraeli do mund të korrte fitore ndaj Iranit dhe, sipas ekspertëve, të nisë edhe fazën e realizimit të ëndrrës sioniste për Izraelin e madh.

-Megjithëse Izraeli realizoi me sukses sulmin e parë ndaj disa objektivave në Iran, duke vrarë figura të rëndësishme ushtarake dhe disa shkencëtarë, programi bërthamor i Iranit mbeti i paprekur dhe Izraeli e kuptoi më në fund se është i paaftë të përballet vetë me këtë gjë.

-Reagimi hakmarrës i Iranit ishte i shpejtë dhe qindra raketa ranë në zemër të Tel Avivit, duke e thyer mitin e paprekshmërisë. Disa lagje të kryeqytetit izraelit pas bombardimeve iraniane duken si Gaza e shkatërruar nga Izraeli. Pas fillimit të përplasjes Izrael – Iran, presidenti amerikan u zotua të ulë tensionit, ndërsa së fundmi kërcënoi Iranin me shkatërrim.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING