Borussia Dortmund – Real Madrid, dita e finales së madhe të Ligës së Kampionëve

Borussia Dortmund – Real Madrid, dita e finales së madhe të Ligës së Kampionëve

Sot (e shtunë) është në orar për t’u zhvilluar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve në mes të Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

Pritjes i ka ardhur fundi tashmë dhe tifozët e futbollit mezi presin finalen e garës më të madhe evropiane për ekipe.

Dortmund dhe Real Madrid janë gati për aktin e madh që fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Wembley”.

Klubi gjerman synon trofeun e dytë të kësaj gare pas triumfit në sezonin 1996/97, ndërsa Los Blancos trofen e 15-të në histori.

Verdhezinjtë kanë arritur në finale pasi eliminuan në gjysmëfinale Paris Saint-Germain, ndërsa Mbretërit eliminuan Bayern Munichun.

MARKETING