Borell sot në Shkup, një ditë para takimit të “nxehtë” Kurti-Vuçiq në Ohër

Borell sot në Shkup, një ditë para takimit të “nxehtë” Kurti-Vuçiq në Ohër

MARKETING

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borell, komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhelyi, si dhe përfaqësues të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve evropiane po qëndrojnë sot në Shkup  ku mbahet takimi i 16-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asociimit ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut me të cilin do të kryesojë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

MARKETING

Sample Image

Në takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Takimet e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim ndërmjet vendit dhe Bashkimit Evropian deri tani janë mbajtur në Bruksel, dhe kjo është hera e parë që një takim i tillë të mbahet në Shkup, që nga ana e Maqedonisë së Veriut vlerësohet “një sinjal të shkëlqyer në vetvete”.

Borelli dhe Varhelyi në vend mbërritën dje vonë pasdite nga Tirana, ku paraprakisht gjatë ditës morën pjesë në takimin e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim BE-Shqipëri.

Qëndrimin në vend, Borelli e vazhdon edhe nesër në Ohër, ku do të mbahet raundi i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së. /SHENJA/

MARKETING