Boehly nuk njeh limite, bosi i Chelsea takon Al-Khelaifin, kërkon yllin e PSG

Boehly nuk njeh limite, bosi i Chelsea takon Al-Khelaifin, kërkon yllin e PSG

Todd Boehly, presidenti i Chelsea, nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi shpenzoi afro 600 milionë euro, bosi i bluve është gati të bëjë një tjetër çmenduri në tregun e transferimeve.
Sipas “Le Parisien”, presidenti i Chelsea është takuar me presidentin e PSG ku temë diskutimi ka qenë opsioni për të transferuar Neymar në Londër gjatë merkatos së verës. Boehly është një admirues i zjarrtë i Neymar, është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e tij ekonomike.
Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, PSG do të kërkojë vetëm 60 milionë euro për kartonin e Neymar, shifër që nuk është aspak problem. Në fakt, edhe Neymar këtë periudhë ka shfaqur shenja lamtumire, ndërsa drejtuesit e klubit francez nuk kanë ndërmend t’i rinojnë kontratën që i përfundon në 2025.

MARKETING