Blinken për balonën kineze: ShBA nuk ka dyshime se Kina po tentonte të na vëzhgonte

Blinken për balonën kineze: ShBA nuk ka dyshime se Kina po tentonte të na vëzhgonte

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka bërë të qartë se ShBA nuk ka dyshime se Kina po tentonte të vëzhgonte Shtetet e Bashkuara nëpërmjet balonës se u rrëzuar në gjirin e Karolinës Jugore më herët gjatë këtij muaji, shkruan CNN.

“Nuk mund të konfirmoj përfundimisht se cili ishte qëllimi fillestar, por kjo nuk ka rëndësi sepse ajo se cfarë pamë ne kur ajo ishte mbi Shtetet e Bashkuara ishte qartë një përpjekje për të vëzhguar disa qendra shumë të ndjeshme ushtarake”, tha Blinken në një intervistë për ABC.

“Balona fluturoi mbi disa prej tyre. Në disa raste, ajo qëndronte pezull”, shtoi ai. “Ne morrëm masa për të mbrojtur atë informacion dhe për të marrë informacione rreth balonës, dhe mendoj se ne do të dimë më shumë kur ne do t’i kemi pjesët e mbetura”, tha Blinken.
Pas rrëzimit të balonës së dyshuar kineze, ushtria amerikane rrëzoi tri objekte të tjera që ishin shumë të vogla dhe që besohet të mos kenë pasur ndonjë lidhje me asnjë prej progrmave të vëzhgimit të vendit, tha presidenti amerikan, Joe Biden, javën e kaluar. Në vend të kësaj, duket se këto objekte po përdoreshin për qëllime kërkimore ose të motit. /Periskopi/

MARKETING