Bien sërish çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Bien sërish çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë me afro katër për qind javën e kaluar, teksa tregtarët presin një ngadalësim të rritjes së ekonomisë amerikane.

Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra javën e kaluar me 3.9 për qind, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u ul me 4.2 për qind, në 76.34 dollarë.

Çmimet ishin rritur para rreth një jave pasi Rusia njoftoi se do të prodhonte më pak naftë në mars, me 500,000 fuçi në ditë, ose rreth pesë për qind të prodhimit të përgjithshëm.

Por javën e kaluar u njoftua se prodhuesit rusë vlerësojnë se nuk do të ulin eksportet, pavarësisht njoftimit të qeverisë.

Çmimet e naftës u vunë nën presion javën e kaluar, kryesisht pasi u bë gjithnjë e më e qartë se banka qendrore e SHBA do të vazhdojë të rrisë normat bazë të interesit për të frenuar inflacionin.

MARKETING