Bideni e uron Trumpin, e fton në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka telefonuar Donald Trumpin për t’ia uruar fitoren për president dhe e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë për ta diskutuar transferimin e pushtetit.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se për këtë çështje do të koordinohet një datë në të ardhmen e afërt.
Nesër Bideni do të mbajë fjalim për të komentuar rezultatin e zgjedhjeve. Gjithashtu, ai ka telefonuar edhe Kamala Harrisin për ta uruar për kampanjën.