Biden: Rusia po bën një gabim të madh duke pezulluar traktatin e armëve bërthamore

Biden: Rusia po bën një gabim të madh duke pezulluar traktatin e armëve bërthamore

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaron se Rusia po bën një gabim të madh duke pezulluar një traktat kyç të armëve bërthamore.

Biden e bëri deklaratën për gazetarët teksa hyri në pallatin presidencial në Varshavë, ku po takohet me liderët e vendeve në skajin lindor të aleancës së NATO-s.

Putin njoftoi të martën se ai po pezullon pjesëmarrjen e Moskës në New START, një traktat strategjik për reduktimin e armëve bërthamore, marrëveshjen e fundit të mbetur për reduktimin e armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ai kufizon secilën anë në 1550 koka bërthamore me rreze të gjatë.

Çfarë është traktati i armëve bërthamore?

Traktati i Ri START u nënshkrua në vitin 2010 dhe u zgjat për pesë vjet në 2021. Ai kufizon numrin e kokave bërthamore me rreze të gjatë veprimi që mund të kenë Rusia dhe SHBA, duke përfshirë ato që mund të arrijnë në SHBA në rreth 30 minuta.

Kur u zgjat në vitin 2021, Ministria e Jashtme ruse tha se traktati garantonte një “nivel të domosdoshëm parashikueshmërie dhe transparence” për dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, ndërsa “ruante rreptësisht një ekuilibër interesash”./Opinion.al

MARKETING