Biden e quan “aksident” vrasjen e aktivistes turko-amerikane nga ushtria izraelite

Biden e quan “aksident” vrasjen e aktivistes turko-amerikane nga ushtria izraelite

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti “aksident” vrasjen e aktivistes turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi nga një snajper izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Me sa duket ishte një aksident – kishte rikoshet nga toka dhe ajo u qëllua rastësisht. Unë jam duke e zgjidhur këtë tani”, u tha Biden gazetarëve të martën.

Aysenur Ezgi Eygi, 26-vjeçe, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të premten gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në Beita, afër Nablusit.

Ushtria izraelite tha të martën se ka “shumë të ngjarë” që Eygi të jetë goditur “në mënyrë indirekte dhe pa dashje” nga zjarri nga forcat e saj.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se vrasja e Eygit nga Izraeli ishte “e paprovokuar dhe e pajustifikuar” dhe se është “e papranueshme”.

Eygi, e lindur në Antalya të Türkiyes në vitin 1998, u diplomua në qershor në Universitetin e Washingtonit, ku studioi psikologji si dhe gjuhë dhe kultura të Lindjes së Mesme.

Ajo mbërriti në Bregun Perëndimor të martën e kaluar për të dalë vullnetare me Lëvizjen Ndërkombëtare të Solidaritetit si pjesë e një përpjekjeje për të mbështetur dhe mbrojtur fermerët palestinezë.

MARKETING