Biden: Armëpushimi mund të diskutohet pasi të lirohen të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi

Biden: Armëpushimi mund të diskutohet pasi të lirohen të gjithë pengjet e mbajtur nga Hamasi

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ata mund ta diskutojnë armëpushimin për konfliktin Izrael-Palestinë pasi të lirohen të gjithë pengjet që mban Hamasi, transmeton Anadolu.

Biden iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një fjalimi që mbajti në Shtëpinë e Bardhë për investimet.

Pyetjes nëse e mbështet SHBA-ja një armëpushim për marrëveshjen e pengjeve, Biden iu përgjigj se “Më parë duhet të lirohen pengjet, më pas mund ta diskutojmë këtë (armëpushimin)”.

– Biden ndërpret fjalimin e tij për të shkuar në “Dhomën e Situatave”

Në anën tjetër, Biden papritur ndërpreu fjalimin e tij dhe fjalën ia dha sekretares së Tregtisë, Gina Raimondo.

“Më duhet të interesohem me një çështje tjetër, më duhet të shkoj në Dhomën e Situatave (ku kryhen takime në situata të veçanta)”, deklaroi Biden.

Teksa nuk është ndarë informacion se çfarë ndodhi, shtypi amerikan këtë situatë e komentoi se mund të jetë lidhur me kryerjen e sulmeve me dronë nga milicët Shiitë në Irak ndaj 2 bazave të SHBA-së në Siri.

MARKETING