BFI: Vdekja e Papa Françesko, humbje për paqen në botë

BFI: Vdekja e Papa Françesko, humbje për paqen në botë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

VDEKJA E PAPA FRANÇESKO , HUMBJE PËR PAQEN NË BOTË

Lajmi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut të Vatikanit u prit me shqetësim dhe dhimbje të madhe. Bota katolike dhe mbarë njerëzimi humbi një personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në rrjedhat botërore. Ai i kushtoi kujdes të veçantë paqes ndërnjerëzore, duke kontribuar fuqishëm në kultivimin e dialogut ndërfetar me qëllim forcimin e respektit dhe paqes në botë.

Bashkësia Fetare Islame i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Kishës Katolike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ipeshkvit të saj, Monsinjor Kiro Stojanov, si dhe familjes së ngushtë dhe shtetit të Vatikanit.

Kryetari i BFI e RMV

H.Hfz. Shaqir ef. Fetai

MARKETING