Bexheti pyet Mickoskin: A keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën e VMRO-së për kontestimin e Ligjit për Gjuhët?!
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, në foltoren e Kuvendit, ka pyetur kryeministrin Hristijan Mickoski, nëse do të tërheq iniciativën e VMRO-së, për kontestimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti.