Betejë me dokumente të klasifikuara/ Avokatët e Trump dorëzojnë të tjera materiale

Avokatet e ish presidentit Donald Trump u kane dorezuar hetuesve ne muajt e fundit dokumente te tjera te klasifikuara si dhe nje laptop qe i perkiste ndihmesit te ish kreut te Shtepise se Bardhe.Sipas nje personi ne dijeni te ceshtjes avokatet e Trump kishin dorezuar gjithashtu edhe nje dosje te zbrazet, ku shenohej informacion i klasifikuar.
Personi në dijeni të kësaj çështjeje eshte shprehur se disa jave me pare një numër i vogël dokumentesh ishin gjetur gjatë një kontrolli që u mbikëqyr nga ekipi ligjor i Trump në Mar-a-Lago. Ato iu dorëzuan menjëherë Departamentit të Drejtësisë. Ky është zhvillimi i fundit në një polemikë në rritje mbi dokumentet e klasifikuara që tashmë kanë përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe presidentin aktual Joe Biden.
Trump përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërsa Biden përballet me një hetim nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Të dhënat e klasifikuara duhet te shkoje në Arkivin Kombëtar sapo një administratë të largohet nga detyra.Me pare FBI po ashtu ka gjetur dokumente te klasifikuara edhe ne banesen e ish presidentit Mike Pence si dhe ne rezidencen e kreut te shtepise se bardhe Joe Biden.