Besiktasi konfirmon sa do të mungojë Milot Rashica pas lëndimit që pësoi me Kosovën

Besiktasi konfirmon sa do të mungojë Milot Rashica pas lëndimit që pësoi me Kosovën

Milot Rashica pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë më 4 tetor.

MARKETING

Shik.mk

Rashica u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 88-të për shkak të shqetësimeve në kofshë, ndërsa pas rikthimit në klub iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

Klubi njoftoi se ekzaminimi i kryer nga stafi mjekësor dhe rezonanca magnetike në spitalin Acibadem Altunizade kanë zbuluar një tërheqje dhe gjakderdhje në pjesën e sipërme të muskulit të kofshës.

“Pas rikthimit në vendin tonë të lojtarit tonë Milot Rashica, i cili nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen për shkak të një lëndimi në kofshë të pësuar në minutën e 88-të të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Austrisë më 4 tetor 2026, vlerësimi i kryer nga stafi ynë mjekësor dhe rezonanca magnetike e realizuar në spitalin Acıbadem Altunizade zbuluan një tërheqje dhe gjakderdhje në muskulin e pjesës së sipërme të kofshës. Trajtimi për lojtarin tonë ka nisur nga stafi ynë mjekësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Rashica pritet të mungojë rreth një muaj, duke humbur kështu disa ndeshje me klubin e tij gjatë kësaj periudhe./

MARKETING