Besiktasi “dashurohet” me shqiptarët, gati oferta për Rey Manajn

Besiktasi “dashurohet” me shqiptarët, gati oferta për Rey Manajn

Rey Manaj ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet dhe golat që po realizon në kampionatin tuk me fanellën e Sivassporit. Sulmuesi kuqezi ka shënuar 18 gola gjatë gjithë sezonit deri më tani, prej të cilëve 14 në kampionat.

Duke u renditur në vendin e tretë në listën e shënuesve më të mirë në Superligën turke. 4 gola më pak se Dzeko, një më pak se Thiam dhe në kuotë të barabartë me Icardin.

Forma e mirë e sulmuesit lushnjar po gëzon pa masë dhe drejtuesit e klubit. Të cilët “fërkojnë duart” dhe në verë synojnë që të mbushin arkën e klubit. Ndërkohë i kanë vënë çmimin e 15 milionë eurove kartonit të Manajt.

Vetë trajneri i Sivassporit, pak ditë më herët deklaroi se për 26-vjeçarin ka interesim nga disa skuadra të ndryshme në Europë. Duke veçuar Spanjën dhe Francën, ndërsa shtoi dhe Arabinë Saudite.

MARKETING