Besa e Dobërdollit prezanton Almir Rexhepin

Almir Rexhepi zyrtarisht është futbollisti më i ri i Besës së Dobërdollit. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi me anë të një komunikate zyrtare;
MARKETING
Rexhepi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e Besës, teksa afrimi i tij pritet të jetë vlerë e shtuar në repartin e mbrojtjes tek ekipi i Besës.
Në vijim ju sjellim komunikatën e plotë të ekipit të Besës:
#Almirisback 🔙
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Almir Rexhepi është rikthyer në klubin tonë dhe ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme. Rexhepi, i cili është një mbrojtës i talentuar, do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë në periudhën e ardhshme.
Ai bashkohet me ne nga KF Shkëndija, dhe ne jemi të bindur se eksperienca dhe aftësitë e tij do të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e skuadrës. E mirëpresim Almir Rexhepin dhe i dëshirojmë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij me ne.
#ËelcomeAlmirRexhepi