Bernardo Silva sfidon Real Madridin: Përse duhet t’i kemi frikë? Nuk ka lidhje fanella, por lojtarët që janë në fushë

Bernardo Silva sfidon Real Madridin: Përse duhet t’i kemi frikë? Nuk ka lidhje fanella, por lojtarët që janë në fushë

Bernardo Silva thotë se Mançester Siti nuk i trembet Realit të Madridit në duelin gjysmëfinal të Championsit të martën, pavarësisht se kampionët në fuqi i eliminuan sezonin e shkuar. Por mesfushori portugez thotë se kampionët e Anglisë do t’i respektojnë spanjollët:

“Ne kemi shumë respekt për ta, po. Por nuk i kemi aspak frikë. Përse duhet t’u trembemi? Ne do të përpiqemi që të ruajmë të njëjtën formë që kemi ndërtuar këto dy muajt e fundit dhe vijmë shumë optimistë se mund t’i mundim, por duke kujtuar se ata e fituan Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar për një arsye. Nuk ka të bëjë kurrë me stemën e fanellës, por për lojtarët që janë në fushë”.

PANORAMASPORT.A

MARKETING