Berisha: Rama vendosi diktaturën, bandat dhe policia blenë vota për qeverinë

Berisha: Rama vendosi diktaturën, bandat dhe policia blenë vota për qeverinë

Ish kryedemokrati ka vijuar akuzat ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin thotë se ka instaluar diktaturë me anë të bandave në vend.
Duke refuzuar të pranojë humbjen në zgjedhjet lokale, Berisha thekson se bandat e qeverisë kërcënuan qytetarët për të mbledhur vota.
Ai shton se në Lezhë bandat bashkëvepronin me policinë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.
“Janë të freskëta ngjarjet e ditës së diel, kur banditë të qeverisë kërcënuan me jetë, u treguan tytën e revoles njerëzve të lirë, për fajin e vetëm se do votonin të lirë. Se po organizonin një proces, që është detyrim kushtetues.
Më keq se në një diktaturë ideologjike, dita e diel dëshmoi një shkrirje të plotë të Policisë së Shtetit me bandat.
Nga Lezha, më vinin telefonatat, më dërgoheshin videot se si banditët kalonin nga Blinishti në një zonë tjetër, por gjithnjë të shoqëruar nga policia”, tha ai.
Ai i cilëson zgjedhjet si farsë zyrtare, ndërsa humbjen e thellë përballë Partisë Socialiste ia atribuon shitblerjes së votës.

MARKETING