Benfica përsëri në çerekfinale, portugezët “shkatërrojnë” Club Brugge në Lisbonë

Benfica përsëri në çerekfinale, portugezët “shkatërrojnë” Club Brugge në Lisbonë

Benfica rikthehet përsëri në çerekfinalet e UEFA Champions League, me portugezët që triumfuan edhe në Lisbonë përballë Club Brugge.

Ashtu si edhe në Belgjikë, aty ku Benfica siguroi suksesin 2-0 edhe në “Estadio da Luz”, të besuarit e trajnerit Schmidt diktuan ritmin dhe rezultatin duke fituar 5-1.

“Shqiponjat” kaluan në avantazh pas 38 minutash me Rafa Silva, ndërsa në fundin e fraksionit hapës, në minutën e dytë shtesë, Ramos dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, Benfica kontrolloi gjithçka dhe krijoi përsëri një volum të lartë loje, ndërsa Goncalo Ramos gjeti përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 52-të.

Në minutën e 71-të, Joao Marioi realizoi golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë dhe gjashtë minuta më pas Neres realizoi golin e pestë.

Meijer shënoi golin e “nderit” për belgët tri minuta nga fundi i kohës së rregullt dhe mbylli llogaritë e mbrëmjes.

Në fund Benfica siguroi biletën e kualifikimit falë rezultatit të përgjithshëm 7-1, ndërsa Club Brugge mbyll këtu aventurën.