Bekteshi në Takimin ministror të Partneritetit për energji transatlantike dhe ndryshime klimatike

Bekteshi në Takimin ministror të Partneritetit për energji transatlantike dhe ndryshime klimatike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Takimin ministror të partneritetit për energjinë transatlantike dhe ndryshimet klimatike (P-TECC) i cili mbahet në Zagreb në organizim të Departamentit të energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Kroacisë.

Ministri Bekteshi do të shoqërohet nga drejtori i përgjithshëm i NOMA Gas, Bajram Rexhepi dhe drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Ministri Bekteshi do të flasë në sesionin e panelit “Strategjitë për optimizimin e rrjetit në tranzicionin energjetik” si dhe në panelin “Infrastruktura kritike”.

Në kuadër të takimit ministror në Zagreb janë planifikuar takime të ministrit Bekteshi me ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kroacisë, Davor Filipoviç, ministrin e Energjetikës së Ukrainës, German Galushçenko dhe ministrin e Energjetikës së Bullgarisë, Rosen Hristov.

MARKETING