Bejxhan Iljaz për TV SHENJA: Vazhdojmë të mbetemi pjesë e “Frontit Europian”
Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz, ka kundërshtuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re. Bejxhan në një deklarate për TV SHENJA ka thënë se ju bënë thirrje drejtuesve të VLEN-it të merren me punën e tyre “sepse nëse kështu kanë filluar gjërat prej në fillim, atëherë mjerë ne”.
“Për fat të keq ndonjëherë e kam vërtetë të vështirë, ta besojë një situatë të tillë. Veçanërisht, kur shoh ditëve të fundit Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin, të cilët më shumë flasin për ne, sesa për atë se çfarë do të bëjnë ata.
Padyshim që ka një shqetësim, por sigurisht që gjithçka është e mundur në politikë, pra e nënvizojë këtu, ne i respektojmë, mirëpo ata nuk kanë nevojë të shqetësohen shumë për ne. Nëse është kështu prej në fillim, e them se ata le t’i shohin punët e tyre, mendoj se vullneti i popullit do të mbrohet nga Fronti. Nëse prej në fillim niset kështu, atëherë mjerë për situatën e ardhshme se çfarë mund të ndodh. Nuk ka asnjë ftesë zyrtare, këto janë thjesht deklarata të vetë-imponuara të politikanëve, që përpiqen të tërheqin vëmendjen për problemet ekzistuese dhe çështje të ndryshme.
Ne si, PDT, këto dhe çështje të tilla, i kemi diskutuar brenda organeve të partisë, ne fjalën tonë e kemi thënë, jemi bërë pjesë e Frontit Europian dhe vazhdojmë të jemi pjesë e saj, e ndërsa nëse ndokush ka ndonjë propozim në lidhje me këtë çështje, atëherë fjala i bie partisë mandatare, që tashmë është nismëtare e formimit të qeverisë.
Pra, qartazi dua të theksoj se, për ne si pjesë e Frontit Europian është tepër e rëndësishme ruajtja e vullnetit të popullit, ku ne do të jemi kundër çdo përpjekjeje ku cënohet vullneti i popullit”, deklaroi Bejxhan Iljaz për TV SHENJA.