Begaj: Gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen

Begaj: Gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me të rinj nga treva të ndryshme shqiptare, ku morën pjesë edhe Mevlan Ademi, kryetar i Lëvizjes Studentore në Maqedoninë e Veriut, dhe përfaqësues të nismës „Foli Shqip o Taj“.

Në fokus të takimit ishte ruajtja dhe promovimi i gjuhës shqipe, si dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve.

Begaj vlerësoi angazhimin e të rinjve, duke theksuar se gjuha shqipe është pjesë themelore e identitetit kombëtar dhe se të drejtat gjuhësore duhet të zbatohen edhe në praktikë, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim mes përfaqësuesve shqiptarë, pavarësisht dallimeve politike.

„Duhet që të gjithë shqiptarët, që janë përfaqësues të shqiptarëve në qeveri apo në opozitë, të bëhen bashkë për këtë çështje. Nuk ka çështje më të madhe se kjo“, theksoi Begaj.

Duke përmendur Kongresin e Manastirit dhe arbëreshët në Itali, Presidenti u bëri thirrje të rinjve të vazhdojnë angazhimin për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.

MARKETING