BE pret nga Izraeli zbatim “të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv” të vendimit të GJND-së

BE pret nga Izraeli zbatim “të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv” të vendimit të GJND-së

Bashkimi Evropian njoftoi se pret nga Izraeli zbatimin “të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv” të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Ne marrim parasysh urdhrin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për kërkesën e Afrikës së Jugut për të treguar masat e përkohshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga shefi i politikës së jashtme të BE-së dhe Komisionit Evropian.

Duke rikonfirmuar mbështetjen për gjykatën më të lartë të OKB-së, në deklaratë thuhet: “Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme për palët dhe ato duhet t’i zbatojnë ato. BE pret zbatimin e tyre të plotë, të menjëhershëm dhe efektiv”.

“E drejta e secilës palë për të paraqitur argumente në lidhje me juridiksionin, pranueshmërinë ose meritat mbetet e paprekur nga vendimi i sotëm mbi kërkesën e Afrikës së Jugut për të treguar masat e përkohshme”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Deklarata e përbashkët erdhi pasi GJND-ja urdhëroi Izraelin që “të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme në Gaza në përputhje me detyrimet e Konventës së Gjenocidit, por nuk urdhëroi një armëpushim.

Gjykata gjithashtu urdhëroi Izraelin të marrë masa “të menjëhershme dhe efektive” për të mundësuar ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjente dhe ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

MARKETING