BE i akordon Ukrainës një kredi të re prej 35 miliardë eurosh
Komisioni Evropian do t’i japë Ukrainës një kredi të re deri në 35 miliardë euro, njoftoi nga Kievi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Sulmet e pamëshirshme ruse do të thotë se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të BE-së”, shkroi von der Leyen në një postim X.
“Ky është një tjetër kontribut i rëndësishëm i BE-së për rimëkëmbjen e Ukrainës,” shtoi ajo.
Von der Leyen e bëri njoftimin gjatë vizitës së saj në Kiev për një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.