BDI u mblodh në Reçicë, diskuton për raportin e ndërkombëtarëve mbi legjitimitetin e votës

BDI u mblodh në Reçicë, diskuton për raportin e ndërkombëtarëve mbi legjitimitetin e votës

Në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël të Tetovës, kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim është duke mbajtur mbledhje. Para takimit, zëdhënësi i kësaj partie, Arbër Ademi tha se pikë e rendit të ditës janë çështja e veprimit të mëtutjeshëm në mbrojtje të rikthim të përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve në qeveri. Ademi gjithashtu tha se do të diskutohet edhe për draftin të cilin e ka përgaitur autori Paul Williams, i cili ka të bëjë siç tha Ademi, me sanksionimin e ligjitimitetit dhe respektimin e vullnetit të qyetetarëve për formimin e qeverisë të shprehura në zgjedhjet parlamentare. Poashtu ai informoi se tem e tyre do të jet edhe vetingu.

ARBËR ADEMI,ZËDHËNËS I BDI-SË

“Sot ka mbledhje kryesia e këshillit të përgjithshëm të BDI-së, respektivishtë kryesia qendrore, në të cilën do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marveshjes paqësore të Ohrit. Gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin, të cilin e ka përgaitur autori i marveshjes së Ohrit Paul Williams, e që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë të shprehur në zgjedhjet e lira dhe demoraktike. Poashtu do të diskutohet lidhur edhe me politiken tonë të kahmotshme, që ka të bëjë me vetingun, nga ekspertë euro-amerikanë dhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilit veting duhet ti nënshtrohen të gjitha partitë politike”.

MARKETING