BDI: Realizojmë projektin historik Korridori 8 dhe 10D
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e njëkohësisht përgëzon Komitetin për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D për finalizimin e bisedimeve për ndërtimin e këtij projekti historik.
“Realizimi i investimit më të madh kapital në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuoje jo vetëm në infrastrukturën rrugore dhe modernizimin e saj por edhe në cilësinë e jetës, ekonominë e vendit si dhe lidhje me rrugë më cilësore me vendet fqinje si dhe me Korridoret ndërkombëtare.
Bashkimi Demokratik për Integrim uron qytetarët për këtë arritje historike.
Projekti madhor Korridori 8 do të shtrihet në gjatësi prej 68 Km përmes një autostrade me 6 korsi që do të lidhë Tetovën me Gostivarin, Kërçovën, Strugën e deri në Qafë Thanë, kurse Korridori 10-D do të lidh Prilepin dhe Manastirin dhe si projekt shtrihet në gjatësi prej 40 km dhe realizohet me 6 korsi, derisa periudha e realizimit të projektit është 6 vite nga fillimi i punimeve.
Ëndrra e madhe më në fund po realizohet!”, thuhet në njoftimin e BDI-së. /SHENJA/